Reagon MSH-ja: Mos bini pre e “recetave” anti-COVID në rrjetet sociale

Fakt është se ende nuk dihet mjaftueshëm për koronavirusin Sars-Cov-2 i cili ka shkaktuar Pandemin COVID 19.

Nuk është e vërtetë që konsumimi i ushqimeve “më shumë alkaline” ndihmon në ngritjen e nivelit të pH të trupit, pasi trupi i njeriut ka mekanizma për të ruajtur pH normal.

Po kështu, nuk është treguar se konsumi i këtyre ushqimeve ka një ndikim më të madh ose më të vogël në “imunitet” kundër COVID-19.

Pretendimet se “limoni me ujin e nxehtë eleminon virusin qysh në fillim ende kur nuk i ka arritur mushkëritë …” nuk është i vërtetë. 

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për të dhënë një sqarim për qytetarët në lidhje me një ‘recetë’ për trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, që ka qarkulluar nëpër media ditëve të fundit.

MSH i ka lutur qytetarët që të mos biejnë pre e publikimeve të tilla dhe që për çfarëdo shqetësimi lidhur me COVID-19 ta kontaktojnë mjekut dhe t’i përcjellin këshillat e ministrisë dhe IKSHPK-së.

“Të nderuar qytetarë, jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19”.

“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare,  të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentëshëndetësor  dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në reagimin e MSH-ë

Gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar në media një ‘recetë’ për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi, si e rekomanduar nga “Tata Health”. Por kjo organizatë përmes një emaili më vonë sqaroi se nuk kanë dhënë një rekomandim të tillë.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, i cili ka lutur qytetarët që të mos bëhen viktima të recetave të tilla, ndërsa ka shtuar që për çdo shqetësim shëndetësor të kontaktojnë mjekun e të mos bëjnë eksperimente me shëndetin.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.