MSh-ja bën thirrje për vaksinim, qendrat për vaksinim janë të hapura edhe ditëve të vikendit

17.09.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka rikujtuar qytetarëve se vaksinimi kundër COVID-19 do të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, pra të shtunën dhe të dielën, kjo në të gjitha Qendrat e Vaksinimit në komunat e Kosovës. Për këtë, Ministria e Shëndetësisë e ka përsëritur thirrjen që të caktojnë termine për vaksinim kundër COVID-19, pasi […]

MSh-ja bën thirrje për vaksinim, qendrat për vaksinim janë të hapura edhe ditëve të vikendit Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) u ka rikujtuar qytetarëve se vaksinimi kundër COVID-19 do të bëhet edhe gjatë ditëve të fundjavës, pra të shtunën dhe të dielën, kjo në të gjitha Qendrat e Vaksinimit në komunat e Kosovës.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë e ka përsëritur thirrjen që të caktojnë termine për vaksinim kundër COVID-19, pasi që ka mjaft termine të lira, duke përfshirë këtu edhe ditët e fundjavës.

Ndryshe, sipas vendimeve të kësaj ministre, në Kosovë mund të vaksinohen me dozën e vaksinës anti-COVID personat e moshës mbi 16 vjeç si dhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç me indikacione mjekësore, ku vlen të theksohet se këta të fundit me vaksinën PfizerBioNTech.

“Duke u bërë thirrje që krahas vaksinimit të zbatohen masat në fuqi kundër COVID-19, MSh rithekson rëndësinë e vaksinimit si mënyrën më efikase për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19 dhe për të evituar shtrimet e qytetarëve të tjerë në spitale nga format e rënda të COVID-19 dhe për të ulur numrin e rasteve të vdekjeve nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.