MPJD: Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit

05.04.2024

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, me anë të një postimi në platformën X shkroi se 75 vjetori i NATO-s qëndron si testament i solidaritetit dhe forcës së vlerave të përbashkëta.

MPJD: Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit Foto: Ilustrim

“Në Kosovë, ndërhyrja e NATO-s mbahet mend për ndalimin e gjenocidit.

Teksa festojmë këtë përvjetor, ne ripërtërijmë angazhimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe për t’iu bashkuar aleancës”, thuhet tutje në postim.