MPJ publikon udhëzimet për kosovarët që udhëtojnë drejt Evropës dhe anasjelltas

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë transit drejt Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se se Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsulatat më të afërta në shtete që jetojnë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë.Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar” thuhet në njoftim.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.