MPB publikon rregullat për fishekzjarrët: lejohet përdorimi nga 26 dhjetor deri më 1 janar

16.12.2024

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar rregullat për përdorimin dhe shitjen e fishekzjarrëve për festat e fundvitit, duke bërë thirrje për respektimin e afateve dhe sigurinë e qytetarëve.

MPB publikon rregullat për fishekzjarrët: lejohet përdorimi nga 26 dhjetor deri më 1 janar

Sipas njoftimit zyrtar, shitja e fishekzjarrëve lejohet vetëm nga 19 deri më 31 dhjetor dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar.

Qytetarët ftohen që t’i përmbahen këtyre datave për të shmangur gjobat dhe incidentet e mundshme gjatë festimeve. Siguria mbetet prioritet kryesor, ndaj përdorimi i përgjegjshëm i fishekzjarrëve është thelbësor për një atmosferë festive pa rreziqe.

Fushata për sigurinë është përgatitur me mbështetjen financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia, përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë është gjithashtu e bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Punëve të Brendshme kujton se përmbajtja e kësaj fushate është përgjegjësi ekskluzive e saj dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit.

Festo me gëzim, por mos harro: Siguria vjen e para!

Etiketat

Ofertat e fundit