Christian Eriksen Mourinho ia bën gati valixhet yllit të Tottenhamit, ky lojtar do të largohet në janar!

Christian Eriksen ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Tottenhamin.

Ardhja e trajnerit të ri të Spurs ka sjellë tre fitore të drejtpërdrejta dhe gjithashtu optimizëm për rinovimin e kontratave me Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen, por jo edhe me Eriksen, transmeton GazetaBlic.

Juventus dhe Inter po monitorojnë mesfushorin dhe ai mund të largohet në janar për ofertën e duhur.

Mourinho e bëri të qartë kur arriti se e ardhmja e Eriksen duhet të zgjidhet që ai të jetë një startues i rregullt këtë sezon.

Deri më tani Eriksen ka luajtur dy herë si zëvendësues dhe një herë s’është paraqitur fare.

Kjo mund të jetë një shenjë që ai do të largohet në janar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.