Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e IKSHP në këtë mot të nxehtë.