Moti sot, reshje shiu e bore të shoqëruara me erëra të forta

Moti sot, reshje shiu e bore të shoqëruara me erëra të forta
Herolind Bytyçi

11.02.2021 / Lajme

Me kalimin e ciklonit nga Italia mbi rajon, që sjell të reshura shiu, sot, orëve të mbrëmjes, bisha nga lindja, apo acari polar që po shtrihet mbi Europën qëndrore dhe veriore, fillon të marshoj mbi rajon dhe vendin tonë.

Reshjet e shiut shndërrohen në borë, mirëpo reshjet e borës do të jenë të shkurta, e nuk pritet formimi i ndonjë shtrese të madhe dëbore.

Nga e premta priten ditë të akullta, që do të thotë se temperaturat maksimale gjatë ditës nuk do të kalojnë në vlera pozitive. Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në fundjavë shumë ftohtë, dhe me erë të ftohtë veriore, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore. Acari polar pritet të vazhdoj edhe në ditët e para të javës së ardhshme, herë herë me mundësi për reshje të dobëta bore.Indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të mbetet përreth vlerave të mjaftueshme dhe të mira, shkaku që do të fryjnë edhe erëra veriore, e megjithë motit shumë të ftohtë ku mund të ketë rritje të ndotësve ajror nga lëndët djegëse, erërat do të shpërndajnë këta ndotës.

LEXO EDHE:  Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Vetëm në raste të qetësisë, kur nuk parashihet qarkullim i mirë ajror, atëherë vlerat e indeksit mund të kalojnë në të dobëta dhe shumë të dobëta.

Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresi deri në -11C, e maksimalet nga 7C ditën e enjte, zbresin deri në -5C në fundjavë.

Për shkak të erërave veriore që pritet të fryjnë, windchill faktori, apo ndjeshmëria e temperaturës zbret edhe deri në -20C.Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e ditën e enjte me hove deri në 16m/s. Shtypja atmosferike pas rënies ditën e enjte, nga e premta shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit