Moti sot, pritet shkarkim rrufesh, breshër dhe reshje shiu

Moti sot, pritet shkarkim rrufesh, breshër dhe reshje shiu
Fjolla Hoxha

16.07.2021 / Lajme

Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se pas këtyre temperaturave të larta të cilat mbretëruan mbi vendin tonë, moti do të pësoj ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik.

Përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër. Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta  duke krijuar një mot me stuhi.

LEXO EDHE:  Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. 

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit