Moti sot pjesërisht vranët e në mbrëmje me kthjellime

Ditëve në vijim intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Temperaturat në rritje. Nga dita e diel mundësi për reshje lokale shiu.

Në ditët e ardhshme mbi vend do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të kushtëzojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga perëndimi do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore që do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.

23.04 – Pjesërisht vranët. Në mbrëmje me kthjellime.

Temperaturat në rritje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 21C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

RAPORTO