Moti sot, në mëngjes me vransira, ditën kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nga dita e diel vransirat shpërndahen, ku do të ketë kthjellime ditën e hënë. Orëve të mëngjesit ngrica, e përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

Erërat që parashihet të fryjnë gjatë ditës së nesërme, do të shpërndajnë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mjaftueshme dhe të mira. Ditën e diel fillimisht indeksi mbetet në vlera të mjaftueshme, e deri në mbrëmje kalon në vlera të dobëta, e ditën e hënë edhe në shumë të dobëta.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës. Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë. Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s, të dielen drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Shtypja atmosferike në rritje, nga e hëna me tendencë të rënies, por mbetet lartë mbi vlera normale..

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.