Moti sot në Kosovë – temperaturat minimale shënojnë rënie

18.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara. Por temperaturat minimale do të jenë më të ulëta. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të jenë 0-2 gradë Celsius, ndërsa […]

Moti sot në Kosovë – temperaturat minimale shënojnë rënie Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara.

Por temperaturat minimale do të jenë më të ulëta.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të jenë 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.