Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në fushat termike parashihet rritje të lehta në të dy vlerat ekstrem. Nuk parashihet të ketë reshje pos ndonjë rige të izoluar.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.