Moti sot në Kosovë – kryesisht me vranësira dhe freskët, vende-vende riga lokale shiu

Java në vijim fillon me ulje temperaturash, vranësira dhe reshje shiu. Në fundjavë më shumë intervale me diell.

Në pjesën e parë të javës së tretë të muajit prill pritet ndryshim i situatës sinoptike, në krahasim me ditët e shkuara. Fusha të presionit të ulët që do të depërtojnë mbi Mesdhe do të sjellin vranësira dhe të reshura shiu mbi vendin tonë. Ndërkohë që nga verilindja e kontinentit do të shtrihen masa më të ftohta ajrore, që do të zbresin ndjeshëm temperaturat, por jo në vlera negative.

20.04 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Vende-vende riga lokale shiu. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet do të shtrihen mbi tërë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar. Minimale nga 10C deri në 4C, e maksimalet nga 20C, të hënën, deri në 9C, të martën dhe mërkurën. Në pjesën e dytë të javës rritje graduale deri në 16C.

Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga verilindja 6-13m/s.

Shtypja atmosferike do të sillet përreth vlerave normale.

RAPORTO