Moti sot me reshje të dobëta shiu dhe vranësira

29.03.2021

Moti gjatë ditëve të fundit të marsit do të jetë i ndryshueshëm. Paraditja e së hënës do të jetë me reshje të dobëta të shiut. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se ditë e tjera të kësaj jave do të jenë pranverore. “Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe […]

Moti sot me reshje të dobëta shiu dhe vranësira Foto: Ilustrim

Moti gjatë ditëve të fundit të marsit do të jetë i ndryshueshëm. Paraditja e së hënës do të jetë me reshje të dobëta të shiut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se ditë e tjera të kësaj jave do të jenë pranverore.

“Fushat me presion të lartë që kanë përfshirë territorin mbeten të stacionuara edhe më tutje mbi vendin tonë, duke kushtëzuar mot relativisht stabil, përjashtuar ditën e hënë ku në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët. Ditë tjera të javës do të jenë tipike pranverore me temperatura rreth vlerave të normales për periudhën që jemi”, thuhet në njoftim.

Në viset malore me lartësi mbi 900m parashihet që temperaturat minimale të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.