Moti sot me vranësira e pasdite priten riga lokale shiu

PW ka njoftuar se ditën e martë në Kosovë do të ketë reshje lokale shiu, që në mbrëmje do të përzihen edhe me borë.

Një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kalojë ditën e martë mbi vendin tonë.

Me afrimin e këtij fronti priten riga lokale shiu, e gjatë kalimit të tij, orëve të pasdites priten reshje shiu, e në mbrëmje me rënie të temperaturave reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë.  Deri nga mesnata reshjet do të pushojnë.

14.04.2020 – Më freskët dhe kryesisht vranët, gjatë ditës edhe me erë. Paradite riga lokale shiu. Pasdite priten reshje shiu. Në mbrëmje më ftohtë, reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, e vende-vende do të shndërrohen në borë. Deri nga mesnata reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 16C, e në vise malore 2C deri 10C. Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi, e më vonë nga verilindja 6-17m/s. Indeksi UV: 4.

RAPORTO