Moti sot me vranësira dhe riga shiu, temperaturat deri 11 gradë

24.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. IHMK-ja njofton se gjatë ditës së enjte do të mbajë mot i vranët dhe intervale dielli, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11gradë Celsius. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, […]

Moti sot me vranësira dhe riga shiu, temperaturat deri 11 gradë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.

IHMK-ja njofton se gjatë ditës së enjte do të mbajë mot i vranët dhe intervale dielli, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.” thuhet në njoftimin e IHMK-së.