Moti sot, me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

18.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e sotme, në të cilën do të mbajë mot i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale […]

Moti sot, me vranësira dhe reshje të dobëta shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e sotme, në të cilën do të mbajë mot i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.