Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
- 15.12.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të ketë rritje të lehtë të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Sa i përket parametrit të erës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.
