Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

12.02.2024

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit.

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell Foto: Ilustrim

Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h., thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.