Moti sot me vranësira dhe diell

19.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet […]

Moti sot me vranësira dhe diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit!