Moti sot me temperatura deri në 20 gradë Celsius

13.05.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.