Moti sot me shi dhe vranësira, në viset malore borë
- 11.12.2020
- 0 komente

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot 11 dhjetor, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Hdërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore, transmeton SuharekaOnline.
Në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.
KOMENTE0
Leave a Reply