Moti sot me riga shiu dhe shkarkime rrufesh

09.05.2024

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Moti sot me riga shiu dhe shkarkime rrufesh Foto: Ilustrim

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.