Reshje shiu, IHK paralajmëron vërshime në regjionin e Prizrenit

06.10.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, ku thuhet se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së djeshme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe sot […]

Reshje shiu, IHK paralajmëron vërshime në regjionin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, ku thuhet se gjatë ditës së sotme do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së djeshme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe sot datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane, transmeton SuharekaOnline.

Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit.