Moti sot me reshje shiu dhe bore, temperaturat lëvizin nga -4 deri në 8°C

10.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, me reshje shiu e bore. Vranësirat do të jenë jo stabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta […]

Moti sot me reshje shiu dhe bore, temperaturat lëvizin nga -4 deri në 8°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, me reshje shiu e bore.

Vranësirat do të jenë jo stabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht sot (e mërkurë), ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale diellore.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.