Moti sot më i ngrohtë, kryesisht me diell

06.02.2021

Prishtina Weather bën të ditur se sot do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Po ashtu gjatë ditës së sotme do të kemi prezente edhe nganjëherë vransira kalimtare, e në në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm […]

Moti sot më i ngrohtë, kryesisht me diell Foto: Ilustrim

Prishtina Weather bën të ditur se sot do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

Po ashtu gjatë ditës së sotme do të kemi prezente edhe nganjëherë vransira kalimtare, e në në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C.  Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.