Moti sot me intervale me diell dhe vranësira

07.09.2021

Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike. Të enjten dhe të premten do […]

Moti sot me intervale me diell dhe vranësira Foto: Ilustrim

Vendi ynë do mbetet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot me vranësira, intervale me diell dhe me temperatura që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera dhe muajit shtator i cili ne dekadën e tretë do të na sjellë edhe vjeshtën astronomike.

Të enjten dhe të premten do të ketë kushte që në disa zona të bie rigë e dobët e shiut, por përgjithësisht moti do të jetë i qëndrueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë  e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.