Moti sot kryesisht i kthjellët dhe me diell, temperaturat deri në 17°C

25.02.2021

Deri në fundjavë mbetet mot i ngrohtë kryesisht me kthjellime. Nga e diela më ftohtë dhe thatë, me vransira dhe intervale me diell. Sot do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta. […]

Moti sot kryesisht i kthjellët dhe me diell, temperaturat deri në 17°C Foto: Ilustrim

Deri në fundjavë mbetet mot i ngrohtë kryesisht me kthjellime. Nga e diela më ftohtë dhe thatë, me vransira dhe intervale me diell.

Sot do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.