Moti sot më i ftohtë dhe me erë, temperaturat në ulje

08.05.2021

Gjatë ditë së sotme në vend moti do të jetë i ndryshueshëm. Parashihet të ketë mot më të ftohtë me erë dhe me vranësira. Ditën e sotme kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vranësira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore. Nuk përjashtohen […]

Moti sot më i ftohtë dhe me erë, temperaturat në ulje Foto: Ilustrim

Gjatë ditë së sotme në vend moti do të jetë i ndryshueshëm. Parashihet të ketë mot më të ftohtë me erë dhe me vranësira.

Ditën e sotme kalimi i një fronti të ftohtë orëve të mëngjesit sjell vranësira dhe mot më të ftohtë, derisa pritet të fryjnë edhe erëra më të ftohta veriore. Nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperaturat sot shkurtimisht pësojnë një rënie, por nga dita e diel sërish shënojnë rritje. Minimalet zbresin deri në 3C ditën e diel, e deri të martën rriten në 9C. Maksimalet të shtunën zbresin në 17C, e më pas në rritje deri në 26C ditën e martë.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove edhe deri në 17m/s (60km/h).

Shtypja atmosferike shënon rritje deri ditën e diel, e më pas gradualisht në rënie.