Moti sot me diell, thirrje qytetarëve të mos i ekspozohen rrezeve të diellit

08.07.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti do të jetë sot me diell. Për çka i’u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit. Vendi ynë do të […]

Moti sot me diell, thirrje qytetarëve të mos i ekspozohen rrezeve të diellit Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti do të jetë sot me diell.

Për çka i’u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga ora 09:00 deri në 17:00 të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.