Moti sot me diell dhe vranët, mundësi për reshje shiu

05.08.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Po ashtu gjatë ditës së sotme ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa […]

Moti sot me diell dhe vranët, mundësi për reshje shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Po ashtu gjatë ditës së sotme ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.