Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat shënojnë rritje

16.06.2024

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e shtunë, por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat shënojnë rritje Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 12 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri në 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme do të vijoj me temperatura më të larta se kjo javë që po e lëmë pas.