Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 34 gradë

10.07.2024

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 34 gradë Foto: Ilustrim

Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 34 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.