Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë

20.04.2024

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 14 gradë Foto: Ilustrim

Vranësirat në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Dukagjinit mund të sjellin riga shiu, në viset e larta reshje të dobëta bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë kryesisht nga pjesa veriperëndimore me shpejtësi 1-5m/s.