Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11°C

18.11.2020

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për sot, do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të […]

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar motin për sot, do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Vranësirat gjatë natës dhe në orët e para të ditës së mërkurë, vende-vende do të shoqërohen me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.