Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

18.07.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

 Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi  1-8m/s, njofton IHMK

Etiketat

Ofertat e fundit