Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

24.11.2020

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot kryesisht i qetë. Në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të […]

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot kryesisht i qetë.

Në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve.

Ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.