Moti sot me diell dhe vranësira, në ultësira do të ketë mjegull

23.10.2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, ku gjatë kësaj dite do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sot në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë […]

Moti sot me diell dhe vranësira, në ultësira do të ketë mjegull Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, ku gjatë kësaj dite do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sot në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.