Moti sot me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu dhe bore

26.02.2022

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Po ashtu, nga IHMK kanë bërë të ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme parashihet të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje […]

Moti sot me diell dhe vranësira, mundësi për reshje shiu dhe bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Po ashtu, nga IHMK kanë bërë të ditur se vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme parashihet të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset malore dhe të ulëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.