Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot me diell dhe vranësira
Çlirim Gashi

04.05.2021 / Lajme

Gjatë ditë së sotme në vend moti do të jetë i ndryshueshëm. Parashihet të ketë mot me diell dhe herë-herë edhe me vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 21 dhe 27 gradë celsius

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.

Shi me intensitet të dobët parashihet të ketë gjatë mbrëmjes së ditës së hënë, të mërkurën dhe të enjten, duke mos e përfshirë gjithë territorin e vendit.

LEXO EDHE:  Moti sot me intervale të gjata me diell, temperaturat deri në 35°C

Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta. Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institut Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK). 

RAPORTO