Moti sot me diell dhe vranësira

28.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t`i takojnë stadit të lartë të Troposferës. Sipas institutit, temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet […]

Moti sot me diell dhe vranësira Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do t`i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Sipas institutit, temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.