Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius
Çlirim Gashi

23.06.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas këtij instituti kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e masave të nxheta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

LEXO EDHE:  Edhe sot mot i nxehtë në vend, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit