Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

02.07.2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët Foto: Ilustrim

“Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK