Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.

Sipas IHMK-s kështu do të jetë moti për fundjavë në Kosovë, ideksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut dhe këshillohet që nga ora 10-17 të kufizohemi nga rrezet direkt të diellit. “Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK. 

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.