Moti sot me diell dhe kthjellime, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

10.04.2020

Moti pritet té vijojë me kthjellime dhe me diell. Temperaturat në rritje. Në fundjavë me pak vranësira. Zonat anticiklonike që janë shtrirë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian dhe rajonit tonë, do të mbesin dominuese edhe ditëve të ardhshme. Shërbimi meteorologjik njofton se nën këto kushte do të vazhdojë të mbajë mot stabil, […]

Moti sot me diell dhe kthjellime, temperaturat deri në 21 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Moti pritet té vijojë me kthjellime dhe me diell. Temperaturat në rritje. Në fundjavë me pak vranësira.

Zonat anticiklonike që janë shtrirë në pjesën më të madhe të kontinentit evropian dhe rajonit tonë, do të mbesin dominuese edhe ditëve të ardhshme.

Shërbimi meteorologjik njofton se nën këto kushte do të vazhdojë të mbajë mot stabil, i kthjellët dhe me diell. Në fundjavë do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, por që nuk parashihet të shoqërohen me të reshura.

Në aspektin termik temperaturat do të vazhdojnë të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Temperaturat minimale do të sillen nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 19C deri në 21C.

Do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga veriu-verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, megjithëse do të pësojë rënie.