Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

15.05.2021

Në fundjavë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, derisa të hënën, moti do të jetë me diell. Sot në mëngjes kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vranësira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime. Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të […]

Moti sot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu Foto: Ilustrim

Në fundjavë parashihet të ketë mot të ndryshueshëm, derisa të hënën, moti do të jetë me diell.

Sot në mëngjes kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Pasdite vranësira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare, por në kushte të motit më të kthjellët dhe me diell, ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, e në këto kushte preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Shtypja atmosferike mbetet paksa e ulët nën vlera normale, me tendencë të rritjes nga mesi i javës së ardhshme.