Moti sot kryesisht me reshje shiu, gjatë natës shndërrohen në borë

06.12.2021

Sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë. Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë. Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet […]

Moti sot kryesisht me reshje shiu, gjatë natës shndërrohen në borë Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës do të ketë reshje shiu të cilat gjatë natës do të shndërrohen në borë. Edhe dita e martë parashihet me reshje kryesisht borë.

Të mërkurën do të mbajë mot pak më stabil, por temperaturat do të biejnë dukshëm dhe do të ketë mundësi që në orët e para nëpër ultësira të krijohet mjegulla dhe ngricat.

Rekomandohet që ngasësit e automjeteve por edhe këmbësoret të keni kujdes në komunikacion. Nga dita e enjte vende-vende sërish priten reshje por të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktiv meteorologjik.

Kurse sa i përket asaj se a do të kemi borë apo jo në ndërrimin e vitit, IHMK do të ju njoftoj 6-7 ditë më herët, sepse në javën e 4 të këtij muaji hyjmë zyrtarisht në stinën e dimrit astronomik dhe parametrat meteorologjik do të na japin një pasqyrë më reale dhe më të saktë për situatën sinoptike për vitë të ri.