Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

07.07.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së sotme. IHMK ka theksuar se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, […]

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 36 gradë Celsius Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së sotme.

IHMK ka theksuar se në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit.

Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.