Moti sot kryesisht me diell por i ftohtë

Moti sot kryesisht me diell por i ftohtë
Çlirim Gashi

07.03.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Moti sot me intervale të gjata me diell, temperaturat deri në 35°C
RAPORTO